RRETH
NESH
FLUX
Misioni dhe Vizioni Ynë
Kompania FLUX është themeluar me një vizion të qartë: të transformojë peizazhin e ndërtimit në Kosovë përmes cilësisë, profesionalizmit dhe inovacionit. E krijuar si përgjigje ndaj nevojës për një kompani të besueshme dhe cilësore në tregun e ndërtimit, FLUX ka arritur të pozicionohet si një lider në ndërtimin e objekteve të banimit të ulët dhe të lartë, si dhe të hapësirave komerciale dhe afariste.
FLUX CONSTRUCTION
është kompani investive
e themeluar nga korporata
ALBA QERAMIKA
Që nga themelimi, misioni ynë ka qenë të ofrojmë zgjidhje ndërtimore që kombinojnë funksionalitetin, estetikën dhe qëndrueshmërinë. Ne besojmë se çdo projekt, meriton vëmendje të veçantë ndaj detajeve dhe cilësisë. Vizioni ynë është të krijojmë struktura që jo vetëm plotësojnë nevojat e klientëve tanë, por edhe kontribuojnë në zhvillimin urban dhe përmirësimin e komuniteteve tona.